Please enter at least 3 characters.

Policia tregon rrethanat e vdekjes së një femre në lagjen Ulpiana

2016/01/ashp-euml-rsohet-nj-euml-d-euml-nim-p-euml-r-vrasje-nga-15-n-euml-18-vite-burg_hd.jpg

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka treguar për rrethanat e vdekjes së një femre në lagjen Upliana.

Sipas policisë, në rrethana të panjohura viktima ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës.

"Viktima femër në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, dje një femër në lagjen Ulpiana është gjetur e vdekur. /Telegrafi/