Please enter at least 3 characters.

Policia serbe liron zyrtarin e Administratës Tatimore të Kosovës

2017/05/Administrata-tatimore-e-kosoves-ATK-8-shtator-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Është liruar zyrtari i Administratës Tatimore të Kosovës, Marjan Gjokaj, i cili ditë më parë ishte arrestuar në Serbi nga policia serbe.

Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Kristë Gjokaj, përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Gjokaj, ka qenë duke u kthyer në Kosovë ai ishte  i shoqëruar nga një person tjetër në momentin kur është ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe. Për arrestimin e tij, ka pasur reagime të shumta.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli , kishte dënuar këtë veprim të policisë serbe dhe kishte kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij./Telegrafi/