Policia publikon listën e 24 personave të kërkuar të Durrësit (Foto)
Policia e Shtetit ka publikuar listën 24 personave më të kërkuar në qarkun e Durrësit. Në mesin e tyre ka persona që janë të dënuar e burgim të përjetshëm, 35 vite e më pak.
Veprat penale për të cilat janë dënuar në mungesë, janë të ndryshme. Në mesin e më të kërkuarve të Durrësit rezultojnë dy gra, Klodiana Shkoza dhe Afërdita Ibrahimi, përkatësisht të dënuara për trafik femrash dhe trafik droge.
Gjithashtu, në këtë listë janë edhe dy shtetas të huaj, një amerikan dhe një italian.
“Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Personat e shumëkërkuar për qarkun e Durrësit:Sokol Bushaj- Burgim i përjetshëm për vrasjeArmand Laska- Burgim i përjetshëm për vrasjeAlban Baftjari- Burgim i përjetshëm për vjedhje me pasojë vdekjenSkënder Baku- 35 vjet burg për vrasje për gjakmarrjeCarl Stephan Caminski- 25 vjet burg për marrëdhënie seksuale me dhunëHelidon Beçka- 20 vjet burg për vrasjeXhafer Saliu- 20 vjet burg për trafik fëmijëshNdrek Gjoklaj- 20 vjet burg për vrasjeMustafa Saliu- 18 vjet burg për trafik fëmijëshEnea Kajtazi- 17 vjet burg për vrasjeMarglen Tome- 15 vjet burg për vrasjeKlodiana Shkoza- 15 vjet burg për trafik femrash në bashkëpunimPëllumb Braçe- 15 vjet burg për mashtrimAstrit Dule- 15 vjet brug për shfrytëzim prostitucioniAfërdita Ibrahimi- 13 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunimKujtim Kllogjeri- 11 vjet e 6 muaj burg për mashtrimAdmir Shyti- 10 vjet e 6 muaj burg për trafik të lëndëve narkotikeGurim Misiri- 10 vjet burg për plagosje të rëndë me dashjeDomenico Vinci- 10 vjet burg për trafikim të lëndëve narkotikeAndrea (Skënder) Lekli- 10 vjet burg për mashtrim dhe falsifikim dokumentashIlir Sinaj- 10 vjet burg për mashtrimMeliam Hameti- 10 vjet burg për vjedhje më anë të mashtrimitArif Arifi- 10 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikëshDeniz Klironomi (Floroiu)- 6 vjet e 6 muaj burg për vrasje të mbetur në tentativë


