Please enter at least 3 characters.

Policia për 24 orë ka dënuar 502 persona për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë, COVID-19

2021/01/policia-duke-kontrolluar-qytetaret-per-kohen-e-levizjes-pandemia-koronavirus-covid-19-foto-Ridvan-Slivova-7.jpg

Policia e Kosovës në vazhdimësi është duke shqiptuar gjoba për qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar  masat e marra nga institucionet shëndetësore e shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 502 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19.

Ndryshe, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 pika 5 të këtij Ligji, të gjithë ata të cilët nuk mbajnë maskë do të dënohen me 35 euro. /Telegrafi/