Please enter at least 3 characters.

Policia në Shtime vazhdon me aktivitete për rritjen e sigurisë së qytetarëve

Policia e Kosovës në Shtime po vazhdon me aktivitete me qëllim të rritjes së sigurisë së qytetarëve. Gjatë ditës në ambientet e stacionit policor në këtë qytezë është zhvillua takimi i radhës i Këshillit Lokal për Siguri Publike, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të policisë, komunës, njësisë së zjarrfikësve dhe komuniteteve.

Takimi është hapur hap nga komandanti i Policisë në Shtime, Togeri, Haxhi Behluli, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në përballimin e situatave emergjente.

“U diskutua për forcimin e strukturave të KLSP-së, bashkëpunimin në raste fatkeqësish natyrore dhe përfshirjen aktive të komuniteteve. U përmend pjesëmarrja në trajnimin pesëditor të OSBE-së në Vushtrri dhe shpërndarja e pajisjeve emergjente për anëtarët vullnetarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkaq, përfaqësuesit e zjarrfikësve theksuan mungesën e pajisjeve dhe kërkuan shtim të stafit gjatë sezonit veror. Përfaqësuesit e komunës informuan për materialet edukative dhe numrin e vullnetarëve për reagim emergjent.

Nga komunitetet u theksua gatishmëria për pjesëmarrje në trajnime dhe u raportua për raste konkrete të dëmeve nga zjarret.

Takimi përfundoi me dakordimin për thellim të bashkëpunimit dhe organizimin e ligjëratave sensibilizuese nga policia për anëtarët dhe komunitetet e përfshira./telegrafi/