Please enter at least 3 characters.

Policia në Lviv arreston dy persona, nën dyshimin se u jepnin rusëve informacione për lëvizjet ushtarake të ukrainasve

2022/03/1-326.jpg
507:"A Ukrainian Territorial Defence Forces member holds an NLAW anti-tank weapon, in the outskirts of Kyiv, Ukraine, Wednesday, March 9, 2022. Authorities announced a new ceasefire on Wednesday to allow civilians to escape from towns around the capital, Kyiv, as well as the southern cities of Mariupol, Enerhodar and Volnovakha, Izyum in the east and Sumy in the northeast. Previous attempts to establish safe evacuation corridors have largely failed due to attacks by Russian forces. (AP Photo/Efrem Lukatsky)
2:"AP

Maksym Kozytskyi, kreu i administratës rajonale të ushtrisë në Lviv, ka pranuar se të shtunën policia ka arrestuar dy persona në rajonin e Lvivit, nën dyshimin se i kanë dhënë informacione rusëve.

“Gjatë ditës së djeshme në Chornovil të Liviv, patrulla e policisë ndaloi një veturë me persona të dyshuar. Derisa po kontrollonin dokumentacionet e shoferit dhe telefonin, ata gjetën fotografi dhe video të lëvizje tona ushtarake. Ai gjithashtu kishte një fotografi të pasaportës së një burri në Luhansk, dhe shumë numra kontaktues të rusëve”, thuhet në raportin e policisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që Lvivi mbrëmë dhe sot është goditur pandërprerë nga ushtria ruse – duke bërë që nga shpërthimi i rafinerive të naftës, lagje të tëra të përfshihen nga zjarri.

Ndërkaq personat e arrestuar janë dërguar në burg, dhe së shpejti ata pritet të dalin në bankën e të akuzuarve për dhënie të informacioneve të ndjeshme rusëve. /Telegrafi/