Please enter at least 3 characters.

Policia në Ferizaj arreston një të dyshuar për posedim të substancave narkotike

2023/07/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës në Ferizaj të martën, ka njoftuar se në rrugën “Emin Duraku” është arrestuar një person të cilit u janë gjetur para të gatshme dhe substance narkotike.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në banesën e ti janë gjetur dhe konfiskuar 129.91 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe para të gatshme, Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë në Ferizaj./Telegrafi/