Policia me aksione kundër përdoruesve të lëndëve narkotike, për 24 orë ndalohen nëntë persona
MPB Maqedoni njofton se janë privuar nga liria nëntë persona në territorin e gjithë vendit gjatë 24 orëve të fundit, pasi gjatë kontrolleve atyre u është gjetur drogë, gjatë bastisjes në Burgun e Idrizovës, te një i dënuar janë gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta.
"Më 29/30.06.2026 në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunës policorë të SPB Shkup e privuan nga liria D.G. (29) dhe V.B. (30), të dy nga Shkupi, një 16-vjeçar nga rrethina e Shkupit dhe S.A. (25) nga Turqia, me qëndrim në Shkup, pasi te ata janë gjetur dhe konfiskuar substancë e ngurtë e bardhë, marihuanë dhe thikë".
"Më 29.06.2026, në orën 16:00, në SPB Shkup, nga Institucioni Ndëshkimor-Përmirësues Burgu Idrizovë ishte njoftuar se gjatë kontrollit të të dënuarit M.A. (53) nga Shkupi, i cili ishte kthyer nga dalja me leje, tek ai ishin gjetur lëndë pluhurore e bardhë dhe tableta".
"Më 29.06.2026, në orën 10:00, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria R.F. (26) nga Gjermania. Gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të kryer në një automjet udhëtarësh me targa gjermane, me të cilin ai kishte udhëtuar, në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë".
"Më 29.06.2026, në orën 16:00, në Kavadarc, nëpunësit policorë të SPB Kavadar e privuan nga liria S.M. (44) dhe K.Ç. (44), të dy nga Kavadarc. Nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh “Fiat” me targa të Kavadarit, i drejtuar nga S.M., ndërsa pasagjer ishte K.Ç. Gjatë kontrollit te S.M. u gjetën dhe u konfiskuan lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë".
"Më 30.06.2026, në orën 01:30, në Negotinë, nëpunësit policorë të SPB Negotinë privuan nga liria një 17-vjeçar nga Negotina, pasi gjatë kontrollit tek ai ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë".
"Më 29.06.2026, në orën 20:30, në kryqëzimin e rr. “Boris Kidriç” dhe rr.“Bllagoja Toska” në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria B.SH. (23) nga fshati Leshok, rrethina e Tetovës. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, në ulësen e pasme janë gjetur dhe sekuestruar marihuanë, thërrmuese, shkop bejsbolli dhe grusht metalik", thonë nga MPB.
Në fund theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.


