Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar se Policia Rajonale e Ferizajt po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar në kuadër të hetimeve për një rast penal.
Sipas njoftimit, rasti ka të bëjë me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”, e cila dyshohet se ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 20:00, në qendrën “The Village Shopping & Fun” në Ferizaj.
Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia ka publikuar fotografinë e personit që dyshohet të jetë i përfshirë në rast.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e të dyshuarit, ta njoftojnë përmes numrit emergjent 192, stacionit më të afërt policor ose aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Policia ka theksuar se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/


