Please enter at least 3 characters.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

Policia Rajonale e Ferizajt në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar.

Rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur me datë 07.05.2026, në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në qendrën ''The Village Shopping & Fun'' në Ferizaj.

“Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, publikojmë fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast. Lusim të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin apo lokalizimin e këtij personi, ta njoftojnë Policinë e Kosovës përmes numrit emergjent 192; stacionit më të afërt policor apo aplikacionin digjital ‘lajmëro policinë’”, thuhet në raport.

Policia e Kosovës njofton se të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/