Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për zjarrin që përfshiu një banesë kolektive në Prishtinë – dyshohet se u shkaktua nga klima

2024/02/Zjarre-ne-objektin-ne-ndertim-ne-lagjen-Pejton-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu një banesë kolektive në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur rreth orës 04:33 dhe deri tek shpërthimi i zjarrit dyshohet se ka ardhur si pasoj e një klime.

“Si pasoj e një klime dyshohet se ka ardhur deri te shfaqja  e zjarrit në një  korridor të një banese kolektive.  Njësit policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin  e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin", thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”. /Telegrafi/