Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë në Prizren

2018/10/polic.jpg

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Struzhë të Prizrenit është raportuar se një rojtar përderisa ishte duke punuar në rrjetin elektrik, aksidentalisht ka rënë në kontakt me kabllon e rrymës dhe si pasojë ka humbur jetën.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

"Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion", thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/