Please enter at least 3 characters.

Policia jep detaje për therjen me thikë në Pejë

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Një person ka marr lëndime trupore pasi është goditur me thikë nga një person tjetër mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:28 në rrugën “Eliot Engel”, në Pejë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se gjendja e viktimës sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është goditur me thikë nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor, sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/