Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e një personi, nuk gjendet në banesë -sekuestrohet 1 pistoletë
Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Y.Z.
Operacioni për kapjen e 49-vjeçarit u zhvillua gjatë natës pas inforcmacioneve për vendndodhjen e tij.
Pas kontrollit në banesë Y.Z nuk është gjetur aty. Policia ka gjetur një pistoletë e cila dyshohet se i përket 49-vjeçarit i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
Y.Z rezulton i shpallur në kërkim pasi policia zbuloi një sasi arsenali armësh në fshatin Zall të Fushë-Krujës në kuadër të kontrolleve të zhvilluara pas atentatit të Rinasit ku humbën jetën G.D dhe M.Sh.
Y.Z ka precedent penal në të njëjtën fushë pasi është arrestuar në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Në atë kohë, Y.Z dyshohej për lidhje me grupet terroriste të ISIS, që dërgonin shqiptarë për të luftuar në Siri.
Ai u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë kishte caktuar ndaj tij masën e arrestit me burg për “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. /Euronews.al/


