Please enter at least 3 characters.

Policia dënoi 966 qytetarë të cilët nuk respektuan masat antiCOVID-19

2020/09/policia-dhe-inspektoret-shqiptojne-gjoba-per-mos-respektim-venjen-e-maskava-foto-Ridvan-Slivova-5.jpg

Policia e Kosovës edhe gjatë të dielës nuk ka kursyer ata qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19.

Sipas statistikave të policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 966 tiketa për personat të cilat nuk respektuan masat e vendosura nga institucionet shëndetësore për parandalim të përhapjes së COVID-19.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur rritje të madhe të rasteve me coronavirus. Vetëm dje janë shënuar 377 raste të reja dhe shtatë persona kanë humbur jetën. /Telegrafi/