Please enter at least 3 characters.

Policët e Kosovës do të patrullojnë me armë të gjata

2024/01/418863798_847019517434326_6154311903639245584_n-e1705070876849.jpg

Policët e Kosovës nga sot do të patrullojnë me armë të gjata.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ka deklaruar se blerja e këtyre armëve do të rris efikasitetin në luftimin e krimit, transmeton Telegrafi.

"Nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata. Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë", thotë ministri në postimin e tij në Facebook.

Ministri ka falënderuar shtetin kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/