POET I COKATUR
Jeff Weddle
Duhet të shkruaj ose do të çmendem
dhe askujt s’i ha palla.
Nuk po ia drejtoj gishtin askujt.
Seriozisht, kë mund të fajësoj
që nuk më lexojnë?
Nuk i fajësoj,
megjithëse e lexoj veten me obsesivitet,
sall për të kompensuar
mungesën e interesit të të tjerëve.
Ma merr mendja se meritoj mëshirë
për shkak të këtij mallkimi
që më nënshtron.
Jo se e dua – mëshirën –
sepse nuk e dua.
Dua që njerëzit të lexojnë ose të kenë frikë
ose të më duan.
Ama do të pranoja mëshirën
anipse nuk bëhet fjalë për të.
Kujtoj se jam i cokatur
dhe e di që ky nuk është problemi yt.
Megjithatë, të lutem, ulu.
Mos i jep vetes zahmet.
Mos piskat!
Askush nuk po vjen të të ndihmojë. A mund të të lexoj një poezi?
04/05/2026
Poezi nga: Jeff Weddle
Përktheu: Fadil Bajraj
Duhet të shkruaj ose do të çmendem
dhe askujt s’i ha palla.
Nuk po ia drejtoj gishtin askujt.
Seriozisht, kë mund të fajësoj
që nuk më lexojnë?
Nuk i fajësoj,
megjithëse e lexoj veten me obsesivitet,
sall për të kompensuar
mungesën e interesit të të tjerëve.
Ma merr mendja se meritoj mëshirë
për shkak të këtij mallkimi
që më nënshtron.
Jo se e dua – mëshirën –
sepse nuk e dua.
Dua që njerëzit të lexojnë ose të kenë frikë
ose të më duan.
Ama do të pranoja mëshirën
anipse nuk bëhet fjalë për të.
Kujtoj se jam i cokatur
dhe e di që ky nuk është problemi yt.
Megjithatë, të lutem, ulu.
Mos i jep vetes zahmet.
Mos piskat!
Askush nuk po vjen të të ndihmojë. A mund të të lexoj një poezi?


