Please enter at least 3 characters.

Pochettino: Real Madridi është ëndrra ime, me fjalët për Barçën e teprova

2020/09/GettyImages-1185948775.jpg
289:"BELGRADE, SERBIA - NOVEMBER 06: Mauricio Pochettino, Manager of Tottenham Hotspur looks on during the UEFA Champions League group B match between Crvena Zvezda and Tottenham Hotspur at Rajko Mitic Stadium on November 06, 2019 in Belgrade, Serbia. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka folur rreth të ardhmes së tij dhe zërave që e përcollën edhe në këtë afat kalimtar.

Ai tregoi për të vërtetat dhe thashethemet, por edhe për disa komente të tij nga e kaluara.

"Ata nuk më ofruan ta drejtoja Barçën. Por, edhe unë nuk e pash vetën me Bartomeun”, ka thënë Pochettino për Marcan.

“U takova me Ramon Planes (drejtori i Barcelonës) sepse me atë kam miqësi për shumë vite, që nga 2009 kur nënshkrova për Espanyolin".

Pochettino në të kaluarën kishte thënë se do të drejtonte kurrë Barçën pasi ata ishin rival të ish-klubit të tij, Espanyol: “Ishte në mënyrë ironike. Ishte konferenca ime e parë për media për Tottenhami dhe ata më pyetën për thashethemet rreth Barçës. Kështu u përgjigja me ironi dhe mendoj se e teprova, kam thënë atë që kam thënë”.

“Tingëllon mirë për tifozët radikal të Espanyolit, por unë nuk dua të flas për ata. Nuk duhet të arsyetoj asnjë deklaratë time, sepse askush nuk mund ta vë në dyshim dashurinë time për Espanyolin”.

48-vjeçari foli edhe për fjalët në media që e lidhnin me klubet tjera: “As PSG, Juventusi apo Interi nuk kanë bërë oferta. U telefonova nga Benfica dhe Monaco. Nuk kam nevojë të gënjeje”.

“Nuk e di nëse ndonjë herë do të drejtoj Real Madridin, por është ëndrra ime. Nëse nuk është klubi më i madh në botë, është një nga më të mirët. Nuk jam ndryshe, të gjithë kanë ëndrra”. /Telegrafi/