Please enter at least 3 characters.

Pochettino, objektivi kryesor i Unitedit për ta pasuar Mourinhon

2018/10/Mourinho-Pochettino.jpg
349:"LONDON, ENGLAND - APRIL 21: Mauricio Pochettino manager / head coach of Tottenham Hotspur shakes hands with Jose Mourinho the head coach / manager of Manchester United after The Emirates FA Cup Semi Final between Manchester United and Tottenham Hotspur at Wembley Stadium on April 21, 2018 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mauricio Pochettino shihet si objektivi kryesor për të pasuar Jose Mourinhon në krye të Manchester Unitedit.

Mourinho dhe Unitedi nuk po kalojnë kohë të mira në këtë sezon dhe klubi është mes turbullirave.

E ardhmja e trajnerit portugez është në dyshim dhe javën e ardhshme mund të kemi edhe shkarkimin e tij.

Gjatë një muaji është përfolur edhe për zëvendësuesit e mundshëm të Mourinhos te Djajtë e Kuq.

Jose Mourinho (Getty Images)

Ishte sugjeruar se Zinedine Zidanes do t'i dorëzoheshin frenat nëse një ndryshim menaxherial do të bëhej në Old Trafford, por anëtarët kryesorë të bordit kanë dyshime mbi përshtatshmërinë e francezit ndaj këtij roli.

Mauricio Pochettino (Getty Images)

Si rezultat i kësaj, Djajve të Kuq do të kërkojë të sjellë dikë me përvojë në Ligën Premier.

Sipas mediumit The Independent, Unitedi e ka bërë trajnerin e Tottenham Hotspur, Pochettinon, si objektivin kryesor për të pasuar Mourinhon.

Megjithatë, 'vjedhja' e Pochettinos nga Spurs do të jetë problem pasi klubi londinez nuk e ka lejuar argjentinasin të largohet në verë as në drejtim të Real Madridit. /Telegrafi/