Please enter at least 3 characters.

Po vraponte për t’i shpëtuar tërmetit, copa e madhe e xhamit për pak sa nuk i bie në kokë (Video)

2017/09/1-405.jpg

Në internet ka filluar të qarkullojë një video, në të cilën shihet një grua në Meksikë duke mashtruar vdekjen për një fije floku në momentin kur tërmeti i fuqishëm goditi këtë vend.

Në video ajo shfaqet pranë një fontane, sipas të gjitha gjasave para një qendre tregtare, kur një copë e madhe e xhamit bie në drejtim të saj, por i shpëton vdekjes për disa milimetra, transmeton Telegrafi.

Ajo sikur ta dinte se diçka e keqe do të ndodh fillon të vrapon, dhe në një moment bie copa e xhamit pikërisht në vendin kur ajo po qëndronte vetëm një sekondë më parë.

Por, sikur të mos kishte lëvizur ajo sigurisht se tani do të ishte e vdekur. /Telegrafi/