Please enter at least 3 characters.

Po vjen kënga e re e Britneyt

2016/01/britney-i-blen-nj-euml-kali-t-euml-dashurit_hd.jpg

Këngëtarja amerikane, Britney Spears, shumë shpejt do të vijë me një këngë të re.

33-vjeçarja ka punuar në albumin e saj të nëntë gjatë gjithë vitit, ndërsa këngët e reja do të dalin në vitin e ardhshëm.

Producenti i albumit, DJ Mustard, që ka punuar me Britneyn, ka konfirmuar lansimin e këngëve të reja përmes Twtterit, transmeton koha.net.

I pyetur nëse kënga e re që ka bërë bashkë me Britneyn do të vijë së shpejti, Mustard u përgjigj shkurt: “Po”.

Kënga e re vjen pas bashkëpunimit me Iggy Azalean në “Pretty Girls”.