Po priste fluturimin për në Zvicër, shtetasi zviceran ndërron jetë në Aeroportin e Prishtinës
23/10/2025
Një shtetas zviceran ka ndërruar jetë mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Të njëjtit iu keqësua gjendja shëndetësore derisa ishte duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh.
“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/


