Please enter at least 3 characters.

Po ligjëronte online para nxënësve, i biri i arsimtares aksidentalisht shfaqet lakuriq në kamerë

2020/10/2-18.jpg

Një nënë e cila po ligjëronte online para nxënësve përmes aplikacionit Zoom, mbeti me fytyrë të skuqur kur në kuadër të kamerës u shfaq i biri i saj që ishte zhveshur tërësisht.

Videoja 14 sekondëshe që po qarkullon në masë të madhe nëpër rrjete sociale, shfaq të birin e arsimtares, Tayvionin i cili “shëtit” lakuriq prapa shpinës së saj, transmeton Telegrafi.

Ajo në ato momente kishte fituar vëmendjen e nxënësve derisa po u ligjëronte, kur nga pas u shfaq i riu që ishte lakuriq.

“Oh zot, çfarë bën këtu, fike kamerën”, dëgjohet duke bërtitur arsimtarja. /Telegrafi/