Plisat kërkojnë ndërrimin e fanellave të Sigal Prishtinës
15/01/2015
Ditë më parë klubi prezantoi fanellat e treta, ndërsa ato i përdori sonte (e mërkurë) në ndeshjen kundër Craiovas, por tifozët janë ndarë të pakënaqur pasi, sipas tyre, ato nuk kanë ngjyrat e klubit.
“Ne i kemi ngjyrat bardhë edhe kaltër. Ato ngjyra nuk kanë lidhje me ngjyrat e klubit tonë”, ka thënë për portalin Koha.net një anëtar i kryesisë së “Plisave”.


