Plas sherri në parlamentin argjentinas, deputetët përplasen për skandalin e kriptove
Një përleshje ka shpërthyer në një seancë të parlamentit argjentinas gjatë një debati për skandalin e kriptove.
Bëhet e ditur se përleshja ndodhi pasi ligjvënësit vendosën të debatojnë një hetim mbi një skandal të kriptomonedhës $LIBRA të lidhur me Javier Milei.
Presidenti promovoi kriptomonedhën në një postim X më 14 shkurt, shkruan the Independent, përcjell Telegrafi.
Vlera e saj u rrit, por shpejt u shemb, duke i lënë investitorët me një humbje prej rreth 250 milionë dollarë.
Raportohet se dy ligjvënës nga partitë kundërshtare, Oscar Zago nga Movimiento de Integracion y Desarrollo dhe Lisandro Almiron nga LLA, filluan të shtyjnë dhe të bërtasin gjatë seancës.
Sherri vazhdoi nga politikanë të tjerë, andaj kryetari i dhomës së deputetëve Martin Menem u detyrua të mbyllte para kohe seancën. /Telegrafi/


