Plagoset me thikë në ambientet e shkollës një 15-vjeçar në Sarandë
17/12/2025
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në një shkollë jopublike 9-vjeçare në Sarandë.
Policia njofton se një 15 vjeçar është plagosur me thikë në ambientet e shkollës nga një tjetër i mitur 13-vjeçar.
“Sot, rreth orës 10:00, në ambientet e një shkolle jopublike 9-vjeçare në lagjen nr.3, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se një nxënës 13 vjeçar, ka goditur me mjet prerës një të mitur, 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”.
Policia njofton se vijon puna për shoqërimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, si dhe për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të saj, raporton A2cnn.


