Please enter at least 3 characters.

Plagoset aksidentalisht një person në Gjakovë

2020/01/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në fshatin Molliq të Gjakovës, pasi që i njëjti aksidentalisht ka plagosur me armë një person.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur ditën e diele, rreth orës 15:20, transmeton Telegrafi.

"Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti aksidentalisht ka plagosur me armë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore në këmbë dhe ka marrë tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar arma dhe një paketim me fishekë. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar", thuhet në njoftimin e Policisë./Telegrafi/