Please enter at least 3 characters.

Plagosen me armë zjarri babë e bir në Pejë

2023/09/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-e1710865191932.jpg
14:"Ridvan Slivova

Dy persona (babë e bir) kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:15, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Dy meshkuj kosovar (babë e bir), kanë mbetur të plagosur gjatë një incidenti ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe është sekuestruar një pistoletë me municion. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/