Please enter at least 3 characters.

Plaçkitet kisha në Reçicë të Tetovës

2016/04/Vjedhje-ne-Kishen-e-Tetoves.jpg

Mbi 3 mijë denarë dëme të shkaktuara janë kryer nga vjedhës të panjohur në kishën "Shën Gjergji Pobednosec" në Reçicë të Vogël-Tetovë, informoi zëdhënësi i MPB-së-Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave, vjedhja ka ndodhur në mes të shtunës dhe të dielës ku të panjohurit mundësisht me çelës ose ndonnjë mjet tjetër tjetër e kanë hapur derën hyrëse të kishës dhe nga arka e vendosur pranë një ikonave, të cilën me forcë e kanë hapur dhe kanë marrë mbi 3 mijë denarë dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Josifovski tha se pas inspektimit të ndërmarrë janë marrë masa dhe aktivitete për sqarimin e plotë të rastit dhe për zbulimin e kryerësve të vjedhjes. /Telegrafi/