Please enter at least 3 characters.

Plaçkitësi i armatosur arrestohet në vendin e ngjarjes (Video)

2017/05/Plaçkitësi-i-armatosur-u-ndalua-nga-polici-në-vendin-e-ngjarjes-foto.jpg

Miroslav Les e ka kërcënuar me armë punonjësin e një lokali në Zagreb të Kroacisë, duke ia kërkuar tërë paratë që kishte në arkë. Por, në atë moment aty ka kaluar një polic që ishte jashtë detyre.

Meqë 30-vjeçari e kishte lënë revolen dhe po fuste të hollat brenda xhaketës, mbrojtësi i rendit i ka kërkuar të shtrihet menjëherë në dysheme dhe të vë duart prapa, transmeton Telegrafi.

Pas prangosjes atë e kanë dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të del para drejtësisë nën akuzën për kërcënim me armë.

Ngjarja që ka ndodhur në fillim të vitit është hedhur tash në internet. /Telegrafi/