Please enter at least 3 characters.

Pjesa e parë me dy gola, Spanja dhe Gjeorgjia barazim pas pjesë së parë

2024/06/Screenshot-2024-06-30-215906.png

Spanja dhe Gjeorgjia kanë dhuruar ndeshje shumë të fortë në Koln, duke  e mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1.

Mbrojtësi i Real Sociedadit, Robin Le Normand, shënoi autogol në minutën e 18-të dhe i dha epërsinë Gjeorgjisë.

Pas golit Spanja vazhdoi me sulme, duke krijuar raste të mira para portës së gjeorgjianëve.

Shifrat i barazoi Rodri në minutën e 39-të, me gjuajtje të saktë e të fuqishme me të majtën.

Portieri i Gjeorgjisë, Giorgi Mamardashvili, u shqua me pritje të shumta në 45 minutat e para./Telegrafi/