Please enter at least 3 characters.

Pjanic thumbon Milanin pas fitimit të Superkupës së Italisë

2019/01/Pjanic-Juve.jpg
270:"JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 16: Miralem Pjanic of Juventus celebrates after winning the Italian Supercup match between Juventus and AC Milan at King Abdullah Sports City on January 16, 2019 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)
29:"Getty Images for Lega Serie A

Miralem Pjanic ka thumbuar Milanin duke thënë se fitimi i Superkupës nga Juventusi sqaron çdo dyshim nëse kampionët e Italisë ishin më të mirë se fituesit e Kupës së Italisë.

Pjanic ndihmoi Juventusin të mërkurën mbrëma në Jeddah të mposhtë Milanin me rezultat 1-0 në finalen e Superkupës së Italisë.

Mesfushori boshnjak asistoi në golin e vetëm të ndeshjes së shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të.

Megjithatë, Pjanic nuk mundi të rezistojë duke thumbuar kundërshtarët e tij pas fitimit të Superkupës.

Pjanic duke festuar së bashku me bashkëlojtarët (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

I gjithë ky thumbim erdhi pasi Rossonerët u kualifikuan në finale të Superkupës, pasi ishin finalist të Kupës së Italisë dhe jo fitues të saj, pasi fitues i dy trofeve ishte Juve.

"Kjo finale sqaron çdo dyshim nëse kampionët e Italisë ishin më të mirë se fituesit e Kupës së Italisë", ka shkruar Pjanic në postimin e tij në Instagram.

Ky thumbim i boshnjakut vjen pas kritikave të shumta të Rossonerëve në lidhje me gjykimin e ndeshjes.

Ndryshe, Pjanic u ndëshkua me karton të verdhë gjatë ndeshjes dhe do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Chievos të hënën. /Telegrafi/