Please enter at least 3 characters.

Pjanic: Te Juve erdha për tituj

2016/09/miralem-1.jpg

Miralem Pjanic ka treguar se Juventusi ka skuadër shumë më të qëndrueshme në krahasim me atë të Romës.

Mesfushori boshnjak kaloi te Bianconerët gjatë verës, ndërsa Zonja e Vjetër e aktivizoi klauzolën duke ua rrëmbyer Giallorossëve.

“Kam ardhur te Juve që të fitoj tituj. Kjo është ajo që më ka munguar më së shumti, ndërsa Juventusi është klubi i përsosur për të arritur diçka të tillë. Këtu ka kulturë triumfuese në çdo nivel”.

“Juve ka qëndrueshmëri të paraqitjeve dhe forcë që i çon gjithmonë deri në fund. Është një makineri e madhe, e vështirë për t’u përballur”, ka deklaruar Pjanic për France Football. /Telegrafi/