Please enter at least 3 characters.

Pjanic i shpëton dëmtimit të rëndë, do të jetë i gatshëm pas një jave

2020/02/GettyImages-1202126674.jpg
221:"NAPLES, ITALY - JANUARY 26: Miralem Pjanic of Juventus injured during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on January 26, 2020 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic nuk ka pësuar dëmtimi serioz dhe pritet të kthehet në ndeshje e Ligës së Kampionëve me Lyonin javën e ardhshme.

Boshnjaku u fut në lojë si zëvendësues ndaj Brescia në pjesën e dytë.

Megjithatë Pjanic qëndroi në fushë për vetëm shtatë minuta. 29-vjeçari u zëvendësua menjëherë nga Blaise Matuidi, i cili e dha asistimin e golit të dytë.

Miralem Pjanic në aksion . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Fillimisht u mendua se mesfushori mund të kishte pësuar një dëmtim të rëndë, dhe këtë mëngjes Pjanic iu nënshtrua testeve mjekësore në qendrën J-Medical.

Klubi ka lëshuar një deklaratë ku thotë se ish-lojtari i Romës ka shmangur ndonjë dëmtim të muskujve dhe ka "një lodhje të lehtë të aduktorit".

Pjanic duke festuar golin ndaj Atalantas në TIM Cup (Foto: Getty Images)

Për më tepër, deklarata e klubit zbuloi se Pjanic do të jetë jashtë për ndeshjen ndaj SPAL.

Mesfushori krijues do të jetë i gatshëm të përballet me ish-skuadrën e tij të mëparshme Lyonin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/