Please enter at least 3 characters.

Pixar dhe Disney do të publikojnë filmin e parë të animuar për fëmijë me personazh kryesor një homoseksual

2020/05/GettyImages-483168618.jpg
305:"NEW YORK, NY - AUGUST 06: A sign hangs on the Disney store in Times Square on August 6, 2015 in New York City. Stock prices of media companies, including Disney, have dropped as consumers cut back on traditional media usage and turn to internet-based entertainment. (Photo by Andrew Burton/Getty Images)
12:"Getty Images

Studiot e animacionit Pixar zbuluan të premten personazhin e parë kryesor homoseksual në filmin e tyre më të ri të animuar për fëmijë me metrazh të shkurtër, të quajtur “Out”.

Studio në pronësi të Disney-t, premierën e këtij filmi me temë komunitetin LGBTQ do ta japë online si pjesë të programit eksperimental "SparkShorts", shkruan DailyMail.

Filmi nëntë minutësh flet për një një njeri të quajtur Greg, i cili përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të fshehë çdo gjurmë të të dashurit të tij Manuel përpara një vizite te prindërit e tij.

Llogaria e Disney + në rrjetin social Twitter reklamoi këtë prodhim filmik të enjten, përmes një ‘trailer’-i të shkurtër.

Greg, i cili ka një mjekër të trashë të kuqe përpiqet të flasë me prindërit e tij rreth orientimit të tij homoseksual.

“Thjesht shikoji në sy dhe thuaj: Mami, babi, unë jam", thotë ai gjatë një dialogu me veten para se të takojë prindërit e tij.

Ky film i animuar për fëmijë është publikimi i parë i Pixar që paraqet një personazh kryesor një homoseksual dhe është gjithashtu hera e parë që Disney, që zotëron studion Pixar, ka paraqitur një personazh të animuar kryesor homoseksual.

Sidoqoftë, përmbledhja e transmetuesit shmang përdorimin e fjalës 'homoseksual' dhe madje duke përmendur seksualitetin e Gregut, dhe fjala gjithashtu nuk është shqiptuar asnjëherë, megjithëse në një prej skenave ai ndan një puthje me të dashurin e tij.

Reagimet në Twitter për filmin “Out” ishin jashtëzakonisht pozitive dhe e lavdëruan studion e animacionit për paraqitjen e një personazhi homoseksual në filmat e animuar për fëmijë.

Është një kontrast i ashpër me dallimet e mëparshme të Pixar dhe Disney me personazhet LGBTQ.

Kjo pasi Disney vite më parë është kritikuar në rrjetet sociale kur në filmat paraprakë ka tentuar të fusë në filmat e tyre personazhe të komunitetit LGBTQ, duke marrë parasysh faktin që filmat e tyre ndiqen kryesisht nga moshat e reja, përkatësisht fëmijët. /Telegrafi/