Please enter at least 3 characters.

Pitoni do të gëlltisë qenin, lufta për ta shpëtuar është rraskapitëse (Video)

2018/06/Screenshot_3-13.jpg

Është dashur ndërhyrja e katër burrave të armatosur me shkopinj, për të shpëtuar një qen që ishte mbështjellë nga një piton.

Gjarpri gjigant kishte mbërthyer me trupin e tij kafshën, i cili nuk kishte mundësi fare të lëvizte për të shpëtuar.

Në videon e publikuar në faqen e Facebook të Love Pattaya Thailand, katër persona përpiqen të nxjerrin qenin nga përqafimi vdekjeprurës i zvarranikut dhe e godasin pa pushim pitonin.

Në fund gjahu arrin të shpëtojë. /bw/