Pite me patate nga tigani! Shikoni edhe ju përse kjo pite është aq e popullarizuar
Këtë thjesht duhet patjetër ta provoni, nëse dëshironi të bindeni përse është ashtu
Italianët kanë publikuar videon në të cilën shihet përgatitja e pites me patate nga tigani, apo siç thonë ata “patatja e thërrmuar”, transmeton Telegrafi.
Nevojiten:- 500 g patate;- 150 g miell;- 1 vezë;- kripë;- piper;- vaj ulliri;- 100 g proshutë;- 100 g djathë të shkrirë.Përgatitja:
Pataten me lëvore zieni pastaj pastroni dhe thërrmojeni.
Shtoni kripë, vezët, piperin dhe miellin dhe ngjisheni derisa të bëhet brumë i lëmuar.
Në tigan qitni vaj ulliri, pastaj gjysmën e brumit përhapeni nëpër fund të tiganit. Pastaj radhisni sipër proshutën, djathin dhe sërish proshutën dhe në majë përhapeni pjesën e mbetur të brumit.
Piqni rreth 5 minuta nga njëra anë dhe 5 minuta nga ana tjetër, në zjarr të ulët.
Shërbejeni të nxehtë!
/Telegrafi/


