“Pitch Perfect 2” debuton në maje të ‘box office’ (Video)
18/05/2015
Filmi “Pitch Perfect 2” ka tejkaluar “Mad Max: Fury Road”, për të zënë vendin e parë në ‘box office’ për fundjavën që lamë pas.
Komedia në fjalë ka përfituar 70.3 milionë dollarë në debutimin e saj, ndërkohë që “Mad Max: Fury Road” ka grumbulluar 44.4 milionë dollarë nga shitja e biletave.
“Avengers: Age of Ultron” ka rënë në vend të tretë me 38.7 milionë dollarë përfitime.
“Hot Pursuit” (5.7 milionë dollarë) dhe “Paul Blart: Mall Cop 2”(3.6 milionë dollarë) mbyllin top-pesëshin.
Dhjetë filmat më të shikuar në SHBA dhe Kanada në fundjavën që lamë pas:
- Pitch Perfect 2 – 70.3 milionë dollarë
- Mad Max: Fury Road – 44.4 milionë dollarë
- Avengers: Age of Ultron – 38.8 milionë dollarë
- Hot Pursuit – 5.7 milionë dollarë
- Paul Blart: Mall Cop 2 – 3.6 milionë dollarë
- Furious 7 – 3.6 milionë dollarë
- The Age of Adaline – 3.2 milionë dollarë
- Home – 2.7 milionë dollarë
- Ex Machina – 2.1 milionë dollarë
- Far From the Maddin Crowd – 1.3 milionë dollarë
/Telegrafi/


