Please enter at least 3 characters.

Pishina luksoze e sauna, Cristiano Ronaldo shijon vetizolimin ndërsa u infektua me COVID-19

2020/10/cristiano_121602187_953575838469745_2536991940789624615_n-e1602937597324.jpg

Ditë më parë njëra nga figurat më të njohura në sferën e futbollit është infektuar me COVID-19.

Fjala është për futbollistin, Cristiano Ronaldo, i cili menjëherë është vetizoluar, për të zvogëluar rrezikun ndaj familjarëve të tij.

Derisa një pjesë e të infektuarve kalojnë kohën të mbyllur, Ronaldo ka menduar të jetë më kreativ.

Në disa postime në rrjetin social Instagram, ai shihet duke shpenzuar kohë në pishina luksoze e sauna.

Cristiano po ashtu ka bërë të ditur se përmes këtyre tretmaneve, e ka më të lehtë që të fitojë vitaminat e ndryshme.

(Foto: Instastory)

Thuhet se futbollisti ka pasur kontakt edhe me tre lojtarë të tjerë, të cilët ende nuk prononcuar nëse janë infektuar ose jo. /Telegrafi/