Pirlo: Isha shumë afër Chelseat
31/07/2015
Pirlo tregon se si në kohën e Ancelottit te Chelsea ishte fare pranë që t'i bashkohej teknikut italian.
“Krejt rastësisht e takoni dikë në jetë që nuk është babai juaj, por e shikon si baba dhe Carlo Ancelotti ishte ai njeri për mua”.
"Kur ai ishte te Chelsea, ne kemi pasur shumë telefonate për t'u bashkuar me të. Unë isha i interesuar, dhe ka pasur mjat shumë diskutime në klub”.
"Problemi ishte te oferta, sepse Milani kërkoi një lojtar të Chelseat në shkëmbim dhe kështu nuk u arrit asnjë lloj marrëveshje”, potencoi Pirlo. /Telegrafi/


