Pirlo: Isha më afër Romës, kur u bashkova me Juventusin
Andrea Pirlo e ka treguar faktin që ka qenë afër të bashkohet me Romës, para se të bashkohet me Juventusin në verën e vitit 2011.
Pirlo ka qenë mysafir në një emision në Radio Radio ku ka folur për disa gjëra mjaftë interesante.
"Para së të bashkohesha me Juventusin, isha far Romës. Kemi pasur kontakte të shpeshta, por nuk ndodhi asgjë pastaj”, ka thënë Pirlo.
Roma në atë kohë ishte duke ndryshuar, ndërsa si trajner kishte ardhur Luis Enrique.
Mesfushori italian pas 10 vitesh qëndrim te Milani, ishte larguar drejt Juves si lojtar i lirë. Ai kishte sukses me Juven duke fituar katër Scudetto radhazi, si një prej lojtarëve kryesor.
Pirlo u largua nga Bianconerët pas katër vitesh për të kaluar në MLS te New York City FC, para se të pensionohej në vitin 2017. /Telegrafi/


