Please enter at least 3 characters.

Pioli thotë se rrugëtimi i Ibrahimovicit në futboll nuk ka përfunduar ende

2021/10/1006553678.jpg
568:"210912 Head coach Stefano Pioli and Zlatan Ibrahimovic of Milan during the Serie A football match between Milan and Lazio on September 12, 2021 in Milan. Photo: Matteo Gribaudi / BILDBYRAN / Cop 290 fotboll football soccer seria a milan lazio bbeng *** 210912 Head coach Stefano Pioli and Zlatan Ibrahimovic of Milan during the Serie A football match between Milan and Lazio on September 12, 2021 in Milan Photo Matteo Gribaudi BILDBYRAN Cop 290 fotboll football soccer seria a milan lazio bbeng, PUBLICATIONxNOTxINxSWExNORxAUT Copyright: MATTEOxGRIBAUDI BB210912ZK024
22:"imago images/Bildbyran

Stefano Pioli ka folur për karrierë e sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi i famshëm suedez nesër mbush 40 vite, teksa gjendja fizike e tij është gjithnjë e më e mirë.

Trajneri i Rossonerëve, Stefano Pioli ka folur për suedezin, duke thënë se rrugëtimi i tij në futboll nuk ka përfunduar ende.

“Nesër është ditëlindja e Ibrahimovic, por rrugëtimi i tij nuk ka përfunduar ende. E kemi përgatitur këtë ndeshje në mënyrën e duhur".

“Nuk e di sesa vite mund të luajë. Për entuziazmin e tij mund të them që mund të luajë përjetësisht. Ka një motivim dhe pasion për këtë sport me të vërtetë të pabesueshëm".

"Unë do të doja t’i jepja jetëgjatësi, nëse do të mund t’i bëja një dhuratë, do ia zgjasja karrierën sa më shumë që të ishte e mundur", tha Pioli.

Megjithatë tekniku italian ka bërë të qartë se Ibra nuk do të luaj në 40 vjetorin e lindjes së tij shkaku i lëndimit.

“Ibrahimovic nuk do të jetë i grumbulluar, por ndihet më mirë. Do të shfrytëzojë pauzën e kombëtareve për tu ndjerë më mirë dhe uroj që kjo gjë të vlejë edhe për pjesën tjetër të skuadrës".

"Të përqendrohemi vetëm tek ndeshja e nesërme, duam që të luajmë një futboll të bukur", u shpreh Pioli. /Telegrafi/