Pioli përshëndeti lojtarët në qendrën stërvitore, u takua dhe me kryesinë e klubit
218:"GENOA, ITALY - MAY 07: Stefano Pioli head coach of Inter during the Serie A match between Genoa CFC and FC Internazionale at Stadio Luigi Ferraris on May 7, 2017 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)
12:"Getty Images
10/05/2017
Mbrëmë (e mërkurë) Interi shkarkoi nga detyra e trajnerit Stefano Piolin.
Në ndeshjet e mbetura klubi zikaltër do të drejtohet nga trajneri i të rinjve, Stefano Vecchi.
Sipas Sky dita në kampin e klubit nga Milano ka filluar me përshëndetjen e Piolit me lojtarët, ku i ka uruar suksese në vazhdim.
Ndërsa më pas tekniku italian është takuar edhe me drejtuesit e Interit.
Për pozitën e trajnerit në sezonin e ri është duke u menduar Antonio Conte dhe Diego Simeone. /Telegrafi/


