Please enter at least 3 characters.

Picë me djathë dhe domate

2016/01/f.0525004642700_m.jpg

Përbërësit:* 1 lugë gjelle me vaj ulliri
* 1 kokërr qepë e vogël e prerë hollë
* 1 thelb hudhre i shtypur
* 300 ml salcë domatesh
* 1 lugë gjelle me pure domatesh
* 1 lugë çaji borzilok i tharë
* gjysmë luge gjelle sheqer
* pak kripë dhe piper i zi
* 125 g djathë ‘mozzarella’ i prerë në feta
Përgatitja:

Në një tigan hidhni vaj ulliri. Skuqni qepën dhe hudhrën në të për pesë minuta, derisa qepa të bëhet e tejdukshme.

Shtoni salcë n dhe purenë e domateve, borzilokun, sheqerin, kripën dhe piperin.

Lëreni salcën në nxehtësi edhe për 5-10 minuta, ose derisa ajo të trashet pak.

Përhapeni salcën mbi bazën e picës.

Shtoni sipër djathin.

Vendoseni të piqet në furrë në temperaturën 230 ºC për 15-20 minuta, derisa djathi të nxjerrë flluska dhe të marrë ngjyrë floriri të errët.