Pharrell vazhdon punën në albumin e Adele
26/06/2015
Këngëtari Pharrell Williams ka bërë të ditur se për një kohë të gjatë është duke punuar në albumin e shumëpritur të këngëtares së famshme, Adele.
Krijuesi hitit “Happy” e ka përshkruar Adelen si “mjeshtre e teksteve”, por ka thënë se ajo mezi po gjen kohë për studio pasi më shumë është e fokusuar në djalin e saj, Angelon, transmeton koha.net.
“Jemi takuar ditë më parë. Ajo punon shumë, pastaj çdo gjë ua lë në dorë juve dhe zhduket pas djalit të saj”.
“Ajo është një mjeshtre për tekste. Kur i dëgjoni albumet e saj e shihni se nëpër këngë ka jetë”, ka thënë Pharrell. /Telegrafi/


