Please enter at least 3 characters.

Peshkaqeni u përpoq ta sulmonte Michael Phelpsin gjatë përgatitjeve për garën që ka tërhequr vëmendje të madhe (Video)

2017/07/phelps.jpg

Kampioni olimpik, Michael Phelps, ka marrë pjesë në një përgatitje të frikshme në kafaz para garës së tij kundër kafshës vdekjeprurëse – peshkaqenit.

Fituesi i 28 Medaljeve Olimpike ka qëndruar në bregdetin jugafrikan për t’u mësuar që t’i përshtatet temperaturës së oqeanit.

Sportisti i pensionuar është mbyllur në një kafaz, ndërkohë që shihet peshkaqeni duke shkuar drejt tij.

Kafsha e rrezikshme i afrohet shumë afër, madje kapet për kafazi në përpjekje që ta kafshojë notarin.

Gara me peshkaqenin e notari më të madh të të gjitha kohërave ka tërhequr vëmendje të madhe, ndërsa do të transmetohet nga Discovery Channel (rreth orës 2:00 të mëngjesit të të hënës me orën tonë). /Telegrafi/