Please enter at least 3 characters.

Pesë subjekte politike i bashkohen Vetëvendosjes

2016/01/f.1111123841910_m.jpg

Në konferencën të cilën e hapi Albin Kurti, ai paraqiti Avni Klinakun – nga Lëvizja për Bashkim, Fadil Fazliun – nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim, Xhemajl Arënliun – nga Balli Kombëtar, Arif Krasniqin – nga Partia Ekologjike dhe Elza Sadikun – nga Lëvizja Demokratike për Integrim.

Në njoftimin e lëshuar për shtyp nga Lëvizja thuhet se ky koalicion është joformal dhe zgjedhor dhe se të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit,” tha Albin Kurti. /Telegrafi/