Please enter at least 3 characters.

Pesë milionë sirianë supozohet se kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit

2023/02/db24827c-5dd9-4ec3-823e-87d91ddaf147.jpg
142:"People sit and stand amidst rubble, in the aftermath of a deadly earthquake, in Kahramanmaras, Turkey, February 10, 2023. REUTERS/Ronen Zvulun
7:"REUTERS

Deri në 5.3 milionë sirianë mund të kenë mbetur të pastrehë shkaku i tërmetit shkatërrues që goditi veriperëndimin e vendit, ka thënë agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR.

Kjo vjen pasi Kombet e Bashkuara u kritikuan prej grupit të vullnetarëve, “Helmetat e Bardha” për mungesë të ndihmave në rajonet e kontrolluara nga rebelët, raporton skynews.

"Për Sirinë, kjo është një krizë brenda një krize", njoftoi UNHCR. “Kemi pasur tronditje ekonomike, COVID-19 dhe tani tërmet gjatë dimrit. Një numër i stafit tonë po flenë jashtë shtëpive të tyre sepse janë të shqetësuar për dëmtime strukturore të shtëpive të tyre. Ky është vetëm një mikrokozmos i asaj që po ndodh në zonat e prekura”.

Agjencia shtoi se, në Sirinë veriperëndimore, qasja është "penguar shkaku i dëmtimeve".

"Që tani, ne shpresojmë se një marrëveshje me qeverinë do të lejojë qasje të shpejtë dhe të rregullt në këto zona", deklaroi organizata.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri është 3,384 - përfshirë 2,037 në zonat e kontrolluara nga rebelët në veriperëndim, sipas “Helmetave të Bardha” - dhe 1,347 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria e Sirisë. /Telegrafi/