Please enter at least 3 characters.

Pesë klubet që kanë qenë shumë afër transferimit të Lionel Messit

2019/06/LionelMessiovacione-e1561917436155.jpg
248:"BARCELONA, SPAIN - MAY 06: Lionel Messi of FC Barcelona celebrates after scoring his team's second goal during the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 6, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Lionel Messi është padyshim një prej futbollistëve më të mirë në histori, ndërsa karrierën profesionale me klube e ka zhvilluar vetëm te Barcelona. Nuk ka dyshim se çdo skuadër e ëndërron një lojtar si ai, ndërsa pak të tillë kanë qenë pranë transferimit të superyllit argjentinas.

'Oh My Goal' ka bërë një listë të pesë klubeve, ku Leo Messi ka qenë shumë afër transferimit:

River Plate

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Para se të shkonte te Barcelona, Messi kishte shkuar në prova te klubi argjentinas, River Plate, ku trajnerët kishin preferuar ta angazhonin në sulm me Gonzalo Higuainin. Mirëpo, bordi kishte refuzuar me arsyetimin se kishin shumë talentë të rinj dhe për faktin se Leo kishte nevojë për hormone të rritjes.

Rangers

(Foto: Luis Bagu/Getty Images/Guliver)

Klubi i famshëm skocez kishte tentuar në dy raste ta transferonte sulmuesin fantastik. Për herë të parë në vitin 2002, si edhe tre vite më pas, por pa sukses, sepse Barca i kishte ofruar kontratë të re dhe e kishte blinduar me klauzolë të madhe.

Espanyol

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Në vitin 2005, Blaugranët kishin një lojtar tepër të huaj në skuadër, ndërsa argjentinasi dëshironte një ekip ku do të luante më shumë për t'u përfshirë në ekipin e Argjentinës për Kampionatin Botëror. Marrëveshja për huazimin e tij te rivali lokal ishte thuajse e arritur. Mirëpo, pas lëvdatave që i kishte bërë trajneri i atëhershëm i Juventusit, Fabio Capello, pas turneut "Joan Gamper", Barca vendosi ta mbante.

Juventus

(Foto: Patrik Lundin/Getty Images for Laureus/Guliver)

Messi ishte ylli i trofeut "Joan Gamper" në vitin 2005, ndërsa Capello i ishte afruar trajnerit të atëhershëm të Barcelonës, Frank Rijkaard, duke i thënë: "A mund ta transferoj këtë djalosh?". Përgjigja ishte: "Jo". Mirëpo, kjo nuk e ndaloi strategun italian të vazhdonte përpjekjet për transferimin e sulmuesit që, megjithatë, rezultuan pa sukses.

Inter

(Foto: Jan Pitman/Getty Images/Guliver)

Nga të gjitha klubet në këtë listë, Interi ka qenë më pranë ta transferonte Messin. Në vitin 2006, Nerazzurrët kishin lojtarë fantastikë në skuadër, mirëpo e dëshironin argjentinasin. Asokohe, ata madje u pajtuan ta paguanin klauzolën e tij prej 170 milionë dollarësh. Mirëpo, presidenti i atëhershëm i Barcës, Joan Laporta, ndërhyri për të biseduar me babanë e lojtarit dhe arriti ta bindte që të mos largohej nga Camp Nou. /Telegrafi/