Please enter at least 3 characters.

Pesë destinacionet e mundshme për Paulo Dybala

2019/05/PauloDybala-1.jpg
256:"TURIN, ITALY - MAY 19: Paulo Dybala of Juventus celebrates during the awards ceremony after winning the Serie A Championship during the Serie A match between Juventus and Atalanta BC on May 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Paulo Dybala mund të largohet nga Juvetusi në afatin kalimtar veror, ndërsa për shërbimet e tij janë të interesuara disa prej klubeve kryesore evropiane.Telegrafi jua sjell më poshtë pesë destiancionet më të mundshme të argjentinasit në rast se largohet nga Zonja e Vjetër:

5. Bayern Munich

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu ka nevojë për cilësi në fazën e sulmit, në mënyrë që të jetë konkurrent serioz në Ligën e Kampionëve. Largimi i Franck Ribery e Arjen Robben ka lënë hapësira për futbollistë të nivelit të lartë.

4. Manchester United

Paulo Dybala në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Janë disa pozita që duhen mbuluar në skuadrën e Manchester Unitedit dhe angazhimi i një sulmuesi që mund të luajë në pozita të ndryshme në fazën ofensive, mund t'u sjellë shumë dobi Djajve të Kuq. Megjithatë, mosprezenca në Ligën e Kampionëve mund t'ia ndërrojë mendjen 25-vjeçarit.

3. Liverpool

Paulo Dybala (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Redsat kanë një sulm të rrezikshëm, mirëpo Jurgen Klopp ka nevojë për një skuadër më të qëndrueshme për të konkurruar me Manchester Cityn për titullin e Ligës Premier në sezonin e ardhshëm.

2. Atletico Madrid

Paulo Dybala kundër Atletico Madridit (Foto: Angel Martinez/Getty Images/Guliver)

Antoine Griezmann do të largohet nga Atletico Madridi, ndërsa klubi spanjoll mund ta konsiderojë Dybalan si një prej opsioneve më të mira.

1. Barcelona

 Paulo Dybala dhe Lionel Messi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Camp Nou pritet të jetë destinacini i Griezmann, por Blaugranët mund të transferojnë një sulmues më të ri, kur kihet parasysh se Luis Suarez është 32 vjeçar dhe në dy sezonet e fundit ka pësuar rënie në formë.

Dybala vazhdimisht është etiketuar si zëvendësues i Lionel Messit te Argjentina. Superylli i Barcës do t'i mbushë 32 vjet në qershor, prandaj katalunasit mund ta transferojnë këtë verë, në mënyrë që në të ardhmen ta konsiderojnë zi zëvendësues të Messit. /Telegrafi/